Kryetari i Komunës së Çairit uron festën e alfabetit shqip

18
114 Vjetorin e shkronjave tona të shtrenjta e festuam bashkë me nxënës, mësimdhënës, prindër dhe veteranë të arsimit në shkollën komunale të Çairit që bartë emrin e momentit më të madh kombëtarë “Kongresi i Manastirit”.
“Duke shënuar këtë datë mjaftë të rëndësishme për shqiptarët anembanë botës ne sot nderojmë veten, nderojmë kombin, nderojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Të përkulur para sakrificës së gjeneratave të shumta që dhanë kontributin e pashoq në rrugëtimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, neve na mbetet si obligim moral e kombëtarë që gjuhën tonë ta mbajmë në piedestalin më të lartë dhe bashkë me Flamurin🇦🇱 kombëtarë të mbeten gjëja më e çmueshme për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë