Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Gjergj Dedaj

163

Me vizitën e tij Komunën e Çairit e nderoi sot Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Gjergj Dedaj, të cilin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e mirëpriti duke i uruar mbarësi në misionin e tij për të ruajtur frymën e bashkëpunimit institucional mes njësive të pushtetit lokal të të dy shteteve.

Realizuan një takim shumë premtues pune për hapat e ardhshëm të një funksionimi që tejkalon konceptin e vjetëruar të kufinjve e që zgjeron horizontin e mundësive për të qenë në shërbim sa më efikas të qytetarëve tanë. Nga ky pikësynim, Ganiu dhe Dedaj shqyrtuan mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës, pasi shkëmbimi i përvojave profesionale dhe mekanizmave veprues do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që përfaqësojmë.

Ambasadori Dedaj premtoi gatishmëri të plotë për të qenë personalisht urë lidhëse e marrëdhënieve të mira ndërkomunale që synojmë ti krijojmë dhe për këtë kreu i Çairit Ganiu e falemderoi përzemërsisht duke i dhuruar një dhuratë simbolike, emblemën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, për të shënuar kështu fillimin e një miqësie të re me shumë perspektivë profesionale.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë