“Ti je një lule dielli” mbyll fushatën humanitare në Maqedoni

6

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi, Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, donatorë afaristë të vendit, ekipin mjekësor dhe aktivistë të misioneve humanitare shënuan përmbylljen me sukses të fushatës humanitare të inicuar pak muaj më parë nga fondacioni “Ti je lulediell” të kryesuar nga misionarja e palodhur e aksioneve humanitare Albana Osmani.

Në fjalimin e tij me këtë rast, kreu i Çairit u shpreh: “Ndihem me të vërtetë krenar që Komuna e Çairit bashkë me institucionet tjera të vendit u bë pjesë e këtij triumfi humanitar që dha frytin më të mirë të shpresës, kurajos dhe buzëqeshjes në fytyrën ëngjëllore të shumë fëmijëve në repartin e onkohematologjisë dhe i mundësoi spitalit të pajiset me mjete të sofistikuara për trajtimin sa më profesional të sëmundjeve të gjakut tek fëmijët.

Uroj që këto rreze të mirësisë që kapluan zemrat tona të mos shuhen asnjëherë, uroj që lumturia e fëmijëve të jetë misioni më i rëndësishëm i veprimit tonë individual dhe institucional, kurse në buzëqeshjen e tyre të gjejmë kuptimin e jetës që po jetojmë! Faleminderit Albana Osmani dhe ju aktivistë të palodhshëm të fondacionit “Ti je Lulediell” që na bashkuat rreth një kauze të shenjtë humanitare. Qoftë e përjetshme puna juaj si pranverat e jetës!”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë