Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu fitues i çmimit 13 Nëntori nga Unioni i Sporteve të Shkupit

1

Unioni i Sporteve të Shkupit i ndau Kryetarit të Komunës së Çairit çmimin 13 Nëntori, i cili prej vitit 1970 tradicionalisht ju ndahet personаve që kontribuojnë në promovimin e vlerave sportive dhe zhvillimin e sportit në Shkup.

Lidhur me këtë rast, kreu i Çairit Ganiu u shpreh: “Në jetën time çdoherë jam munduar të mbjell dashurinë për sportin te të rinjtë dhe të përkrah punën profesionale të klubeve të sportit. Çmimin që sot pranova nuk e perceptoj thjeshtë si triumf personal, por si arritje të përbashkët me veprimtarët e sportit në drejtim të shumë sukseseve sportive dhe si obligim moral për edukimin e gjeneratave të shëndosha. Ne si veprimtarë të sportit nuk do ndalemi këtu dhe do të trasojmë vazhdimin e kësaj rruge të sukseseve. Në këtë drejtim, edhe si kryetar i Komunës së Çairit ndër fokuset primare në agjendën e punës në kontinuitet kam përmirësimin e infrastrukturës sportive.”

Viti 2019 është viti i lavdisë sportive pasi në veçanti Çairi i ka dhënë vendit dhe botës kampionë të shumtë, ndër të cilët kampion evropian për kadetë në mundje, medalje të artë në Kupën e Kombeve në Boks, u fitua turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë”, vlen të përmendet prezantimi dinjitoz i klubeve të futbollit dhe futsallit nga Çairi në kompeticionet evropiane, si dhe shumë të arritura tjera.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë