Ganiu kumton lajmin e madh – Komuna e Çairit binjakëzohet me Qytetin Staunton të SHBA-ve

150

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes faqes së tij zyrtare, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ndan me qytetarët lajmin e madh për binjakëzimin e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Stauntonit të shtetit të Virgjinias. Në Asamblenë e posaçme të organizuar posaçërisht me rastin e vizitës së kreut të Çairit u miratua rezoluta e binjakëzimit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsiston në thellimin e miqësisë me popullin amerikan.

Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zgjodhi Qytetin e Stauntonit pasi është vendlindja e Presidentit Wudro Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi per barazinë e popujve te vegjël te Ballkanit. Me këtë rast, Ganiu faleminderoi asambleistët e Qytetit Staunton në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit. Pjesë e këtij delegacioni gjatë kësaj vizite të punës ishin: drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante – David Hosalfook, publicisti i mirënjohur Emin Azemi dhe sekretari i Komunës së Çairit Nedim Rama.

Poashtu, ju informojmë se më 21 Nëntor nje delegacion i Qytetit Staunton do të vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Wilson do të vendoset busti i tij në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së tij.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë