Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot Klubin e Boksit “Çair”

124

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot udhëheqësinë dhe boksierët e Klubit të Boksit “Çair” për të shprehur gatishmërinë e Komunës së Çairit të përkrahë rrugën e suksesit të boksierëve që në vazhdimësi mbajnë Çairin në piadestalin më të lartë të kompeticioneve shtetërore të organizuara nga Federata e Boksit të Maqedonisë.

Në lidhje me këtë takim, kreu i Çairit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook u shpreh: “Takimet me kampionët e sportit të boksit janë motivimi më i mirë për një kryetar komune për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve. Mirënjohës për përfaqësimin dinjitoz të vlerave tona sportive nga këto boksierë të shkëlqyeshëm dhe nga puna profesionale e stafit teknik të kësaj skuadre të boksit. Ju dëshiroj shumë suksese në rrugën tuaj me përplot sfida, të cilat me pasionin dhe dëshirën e flaktë që keni jam i bindur se do ti tejkaloni me shumë sukses.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë