Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu pjesë e Forumit të Rezistencës së Ballkanit Perëndimor kundër ekstremizmit të dhunshëm në Sofje të Bullgarisë

60

Forumi i Rezistencës së Ballkanit Perëndimor kundër ekstremizmit të dhunshëm i organizuar nga organizata e mirënjohur ndërkombëtare IRI, bashkoi sërish vendet e Ballkanit Perëndimor kësaj rradhe në Sofje të Bullgarisë për të thelluar bashkëpunimin mes tyre në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm. Punimet e këtij forumi i ndoqi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me Ardian Ismailiн dhe profesorin Burim Latifi.

Padyshim se pjesë e rëndësishme e këtij rrjeti të bashkëpunimit global, janë edhe njësitë e pushtetit lokal që bashkë me ministritë e punëve të brendshme dhe organizatat e sektorit civil krijojnë interaksionin e duhur e të fuqishëm për shmangien e pasojave destruktive që sjell ekstremizmi i dhunshëm.

Komuna e Çairit deri më tani kа shfaqur qasje konstruktive në realizimin e shumë projekteve dhe bashkëpunimeve në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe më këtë veprimtari do të vazhdojë edhe më tej.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë