Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vizitoi sot shtëpinë e djegur të familjes Xhemaili në lagjen Seravë

271

Lidhur me këtë vizitë, kreu i Komunës u shpreh: “Në momentet më të vështira të jetës kur të godasin fatkeqësitë, shpresën dhe forcën për t’u ringritur sërish, njeriu e gjen te dora e zgjatur e ndihmës. I brengosur pas asaj që dëgjova, nuk mund të rrija pa vizituar shtëpinë e djegur të kryefamiljarit Bujar Xhemaili në lagjen Seravë, për ti dëshmuar se në këto çaste të vështira nuk është vetëm dhe se bashkë do ta tejkalojmë shumë shpejtë këtë situatë.”
Komuna e Çairit do të formojë Komision për vlerësimin e dëmit të pësuar dhe do të ndihmojë familjen Xhemaili në procesin e riparimit të shtëpisë së tyre.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë