Kryetari i Komunës së Çairit z.Ganiu mirëpriti skampionin botëror në karate, Enver Idrizin

23

Kryetari i Komunës së Çairit z.Ganiu mirëpriti sot sportistin e shquar e të njohur, kampionin botëror në karate, Enver Idrizin.

Enver Idrizi përveç në fushën e sportit dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve anembanë botës, shquhet edhe për humanizmin dhe veprat e shumta bamirëse të tij duke i ndihmuar familjet e shumta shqiptare në aspekte humanitare.

Duke e nderuar veprimtarinë e tij sportive dhe humane ne si Komunë palestrën sportive në shkollën fillore “7 Marsi” veçmë e kemi emëruar palestra sportive “Enver Idrizi” dhe shpresojmë që po nga ajo palestër do të dalin edhe shumë kampion olimpik e botëror si Enver Idrizi, Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu e Aziz Salihu, të cilët do e gëzojnë këtë popull që është mësuar t’i gëzohet arritjeve të sportistëve nga Çairi.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë