Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu i ndan mirënjohje Emrush Metallarit

342

Në një ceremoni modeste nderimi, në hapësirat e Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, sot dhuroi një pllakatë – mirënjohje për bashkëqytetarin tonë, z. Emrush Metallari, gardian në burgun e Shutkës.

Emrushi ishte në vend të punës ku javë mëparë, dhoma 5 e repartit të parë të burgut të Shutkës u kaplua nga zjarri. Me këtë rast Emrushi pa maskë mbrojtëse tregoi gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës për të burgosurit në atë dhomë duke e vënë edhe jetën e tij në rrezik, për t’ju dalë në ndihmë të burgosurve.

Falë këtij veprimi human të Emrushit dhe kolegëve të tij gardian në burgun e Shutkës, ky rast për fat të mirë përfundoi pa viktima në njerëz.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë