Ishte kënaqësi e veçantë që sot të shpreh respektin ndaj përvojës jetësore të urtësisë së vendit tonë – pensionistëve. Ata janë sinonim i durimit, urtësisë dhe maturisë në vendime, bartës të dikurshëm të proceseve që sot vendi ynë të lulëzojë dhe të ketë perspektivë edhe më të madhe. Ishit ju ata që krijuat rrugën dhe ardhmërinë e sigurtë të brezave të rinj. Para jush ndihem ende fëmijë që ka nevojë për këshilla e udhëzime që saherë dalin nga goja juaj na bëjnë më të fortë për tu përballur me stuhitë e jetës.
Komuna e Çairit është e angazhuar në maksimum që ju të pranoni në mënyrë sa më efikase shërbimet komunale. Në kuadër të ndërtesës administrative të Komunës, kemi hapur zyrën ku ju mund të drejoheni për të debatuar rreth problemeve dhe halleve që keni, për të përpiluar kërkesa konkrete drejt institucionit – komunë.