Në Çair u hap zonë aktive “Coca Cola”

151

Qytetarët e Çairit nga sot fituan vend të ri për sport dhe rekreim. Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu bashkë me përfaqësuesin e kompanisë Coca Cola z Lambro Patçe, në prani të shumë qytetarëve të moshave të ndryshme, sportistë, shoqata të sektorit civil, përfaqësues të klubeve sportive, lëshoj në përdorim zyrtar “Coca Cola – Zonën e re aktive” në Çair, që përmban fitnes pajisje të reja të vendosura në ambient të hapur në terrenin sportiv në lagjen Fushë Topanë.

Me këtë rast kreu i Komunës së Çairit theksoi “Një zonë e këtillë rekreativo – sportive është më se e mirëseardhur në Komunën e Çairit prandaj shpreh mirënjohjen time ndaj kompanisë Coca Cola të cilët me kënaqësi pranuan kërkesën tonë për krijimin e saj edhe në komunën tonë. Shpresoj se “Zona aktive Coca Cola” do të bëhet vendi më i frekuentuar, ku banorët e Çairit do të kenë mundësi për rekreim, shoqërim dhe zbavitje. Me këtë inkurajoj të gjithë banorët e Çairit që në agjenden e ngjeshur me obligime të shumta, të kujdesen edhe për shëndetin e tyre duke ndarë kohë edhe për pak rekreim, duke vizituar tashmë këtë zonë që lindi në Çairin tonë. Apeloj që të njejtat të ruhen sepse janë të vendosura për të qenë në shërbim të shëndetit tonë”.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Çairit ndau mirënjohje për dy personalitete që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera në sferën e sportit, legjendën e sportit të mundjes z. Hajrush Sinani dhe Profesorin e nderuar Besnik Telai, të cilët u shpallën edhe banorët më aktiv të Komunës së Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë