Në Komunën e Çairit fillon aksioni për largimin e gardheve në hapësirat publike!

44

Pas vendimit të Komunës së Çairit dhe apelit të lëshuar deri tek qytetarët për realizimin e aksionit të largimit të të gjitha gardheve të vendosura përreth hapësirave të gjelbërta, veçmë efektet pozitive të ndërgjegjësimit te qytetarët kanë filluar të shfaqen.

Kështu që disa qytetarë kanë vendosur që të respektojnë vendimin e bazuar në ligj dhe personalisht para kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu larguan gardhin e vendosur.

Shprehim faleminderim për gjestin e këtillë shembullor të respektimit të ligjit dhe rendit publik duke inkurajuar edhe qytetarët tjerë të vendit të respektojnë faktin se hapësirat e gjelbërta janë pasuri e përgjithshme që duhet ta gëzojnë të gjithë. Njëherit rikujtojmë se të gjithë ata që nuk do të bëjnë largimin e gardheve në mënyrë personale, do të përballen me ndëshkimet e parapara ligjore kurse gardhet do të largohen nga ana e inspektoratit komunal.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë