Në pajtim me nevojat për mirëmbajtjen e Parkut të Çairit është e nevojshme të bëhet krasitja e degëve dhe prerja e drunjve të thatë të parkut të cilat janë rrezik për vizitorët e parkut.

Për realizimin e këtij aksioni nga inspektimi jonë në teren, është e konstatuar që N.P “Parqet dhe Gjelbërimet” duhet të realizojë prerje të 5 drunjve të thatë, 2 drunjve të parkut, të cilët janë në rrezik para rënies, ndërsa për drunjtë e tjerë është nevojshme të bëhet krasitja e degëve. Në vend të drunjve të prerë do të mbjellen fidane të reja.

Aksioni do të zhvillohet nga data 12.02.2018 (E Hënë) deri më 23.02.2018 (E Premte), në pajtim me kushtet klimatike kohore.

Me respekt,
Shërbimi për informim – Komuna Çair