Përkrahja e institucioneve ndërkombëtare për konsolidimin e vlerave demokratike të pushtetit lokal

108

Përkrahja e institucioneve ndërkombëtare për konsolidimin e vlerave demokratike të pushtetit lokal dhe përforcimin e kapaciteteve funksionuese të Këshillit Komunal si mekanizëm i kontrollit të punës, është gjithmonë e mirëseardhur dhe zgjeron perspektivën aktuale.

Bashkë me kryetaren e Këshillit të Komunës së Çairit znj. Xhemile Memeti në zyrat e UNDP-së në Shkup me homologët nga pesë komuna tjera si: Velesi, Sveti Nikole, Vallandova, Strumica dhe Ohri, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu nënshkruajti një memorandum mirëkuptimi me UNDP-në për realizimin e projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza e zbatimit“ të finansuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në këtë ceremoni poashtu morrën pjesë edhe: Luiza Vinton, Koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vend, Sibill Suter Tehada, Ambasadore e Zvicrës, Suhejl Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Çairi ndodhet në mesin e gjashtë komunave të para që do të përfitojnë mundësi trajnimi profesional për Këshilltarët e Komunës me qëllim që procesi i planifikimit dhe zbatimit të Buxhetit Komunal të jetë reflektim i zërit të qytetarëve.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë