Komuna e Çairit në bashkëpunim me UNDP në suaza të projektit “Ngritja e kapaciteteve të këshillave komunal”, donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dje në restorantin “FAFA”, zbatoi me sukses sesionin e katërt dhe të fundit të këtij forumi.

Pas përfundimit të evaluimit, në listen e renditjes u gjenden katër (4) propozim projekte të cilët u konstatuan nga ana e komisionit të UNDP-së dhe të njëjtat vitin e ardhshëm do të jenë lëndë e rishikimit dhe miratimit edhe nga ana e Këshillit Projektues i cili është i përbërë nga institucione të ndryshme, ndërsa projekt propozimet e tjera do të merren parasysh si rekomandime për vetëqeverisjen lokale gjë kjo e cila u konfirmua edhe nga ana e Kryetarit të Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu.