Center for Common Ground ka marrë një grant nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup për të zbatuar projektin “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni”, me kohëzgjatje prej 15 Tetor 2018 deri më 15 Tetor 2020.

Projekti synon të mbështesë Strategjinë Kombëtare dhe Planin Aksional për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet aktorëve lokal duke përfshirë drejtues të sektorit civil, drejtues fetarë dhe të të rinjtë me autoritetet lokale / qendrore për çështjet e parandalimit dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm duke krijuar ekipet e veprimit të komunitetit (EVK) brenda tre pilot komunave – Çair, Gostivar dhe Kërçovë.