NJ O F T I M

220

Të nderuar qytetarë,

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup njoftojnë se nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Çairit.
Rruga „Brigada e tretë maqedonase”, pjesa përballë kompanisë “Rade Konçar”, rruga “Rudi Çajavec”, pompa e benzinës “Makpetrol”, nesër nga ora 11:15 deri në orën 14:00 do të mbeten pa rrymë elektrike. Ndërsa nga ora 08:00 deri më 10:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e ndërtesës me numër 72 në rrugën “Brigada e shtatë shqiptare” në Komunën e Çairit.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në qytetin e Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është realizimi i intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së rrymës, nga ekipet e “EVN Maqedoni”.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë