Nuk ka rëndësi sa i madh është një donacion, por sa dashuri dhe kujdes përcjell ai te fëmijët. Sot, kopshti “Borëbardha” u ndje pak më i pasur, jo vetëm nga krevatet, karriget dhe tavolinat e reja të dhuruara nga shoqata “ULICELER”, por edhe nga vëmendja e treguar ndaj më të vegjëlve. Gjatë vizitës, Kryetari i Këshillit Komunal, Muhamed Murtezi, theksoi se mbështetja e z. Husametin Xheladin, së bashku me bashkëpunëtorët Mesut Nebi, Xhemal Sulejman dhe Behar Haxhi Hamza, përfaqëson një shembull domethënës të përgjegjësisë dhe solidaritetit komunitar, që kontribuon në krijimin e një ambienti më të këndshëm për gjumë dhe lojë.
Drejtoresha Narel Salih Buçi vlerësoi këtë kontribut, duke nënvizuar se kopshti ka përkrahje dhe miq që kujdesen për mirëqenien e fëmijëve. Ky gjest solidariteti dëshmon se bashkëpunimi me komunitetin sjell kushte më miqësore dhe më cilësore për rritjen e shëndetshme të brezave të rinj.
