Të nderuar,
Procedura për furnizime publike për zgjedhje ideore arkitektonike – urbanistike të instalimit të hapësirës edukative për fëmijë në rripin e gjelbër të parkut të Komunës së Çairit dhe atë me temë: “Në botën e imagjinatës së fëmijëve” dhe atë në lokacionin tek Parku në Fushë Tophanë, më saktë te “Fusha e sportit në Fushë Tophanë” dhe atë ndërmjet rrugëve “August Cezarec”, “Bllagoja Paroviq”, “Metodija Mitevski” e që kufizohet me Bulevardin “Brigada Maqedonase Kosovare” ka përfunduar nga ana e Qytetit të Shkupit.
Me këtë rast Ju njoftojmë se nga data 22.10.2018, qëkur iu është dhënë fleturdhëresë për fillimin me punë operatorit ekonomik dhe në bazë të kontratës ku është paraparë, bartësi i furnizimit në afat prej 30 dite, duke llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës, 19.10.2018 duhet që ta përpunojë dhe rregullojë instalimin edukativ për fëmijë me titull “Rrëfimi për Jovançen dhe Marikën, duke e kërkuar rrugën deri te shtëpia e gjejnë shtëpizën çokolatë”.
Për këtë qëllim, Ju informojmë se në lokacionin e sipërpërmendur ditëve në vijim do të kryhen aktivitete të vogla ndërtimore.
Me respekt,
Shërbimi për Informim
Komuna e Çairit