Të nderuar qytetarë po ju sjellim pamje nga aksioni i sotëm që së bashku me ekipet e NP Lajka po e realizojmë në territorin e Komunës së Çairit për kapjen e qenve të pastrehë.
Ky aksion me NP Lajka ka filluar më 22 maj ndërsa në terren po vepron ekipi që do të kapë çdo qen të pastrehë që do të hasë në territorin tonë.
Ju qytetarë të Komunës së Çairit mund të ndihmoni në këtë aksion të grumbullimit të qenve të pastrehë duke u paraqitur në numrin e telefonit 02 256 5859 / 071 219 925 ose të shkruani në info@lajka.com.mk.
Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit