Kryetari i Komunës së Çairit,Visar Ganiu, ishte i pranishëm në hapjen e panairit të punimeve artizanale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Me këtë rast ai potencoi se gratë kanë ditur gjithnjë të bëjnë gjëra të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të kombit. Përmes entuziazmit dhe pasionit për punimet artizanale ata kanë ruajtur të paprekur shpirtin e kombit (traditat dhe folklorin). Ai porositi pjesëmarrësit që të përcjellin këtë mjeshtëri edhe te brezat e rinj që gjurmët e identitetit tonë të mos zhduken asnjëherë.