Shërbimet e Komunës së Çairit realizuan procesin e pastrimit, dezinfektimit dhe larjes së çdo rrugice në pjesën e dyqaneve në Sheshin Skënderbeu, duke mos harruar as pjesën e sipërme të sheshit.

Aktivitetin e sotëm e realizuan bashkë me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, ndërsa u përdorën mes tjerash edhe makina speciale.

Vetëm kur kemi mjedis të pastërt do të jemi të shëndetshëm, andaj edhe aksionet e tilla nuk do t’i ndalojmë as në të ardhmen.