Një sistem efektiv i menaxhimit të resurseve njerëzore është çelësi i suksesit të administratave komunale për zbatimin e principeve europiane të funksionimit që implikon rruga drejt Bashkimit Europian.

Për të mësuar më tepër në këtë drejtim, patëm nderin të kemi në Komunën e Çairit profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Seattle të SHBA-së, Prof. Dr. Llarry Hubbell i cili mbajti sesionin trajnues me udhëheqësit e sektoreve, këshilltarët e Komunës së Çairit dhe administratën e shkollave fillore në territorin e komunës sonë.

Me ligjeratën e tij ai transmetoi deri tek të pranishmit përvojën e tij teorike dhe praktike për ndërtimin e një sistemi efikas funksional të pushtetit lokal duke u fokusuar në menaxhimin e resurseve njerëzore në Sektorin Publik.