Promovohet sheshi i ri i gjelbërt në Çair

158

Në këndin ndërmjet bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rr. “Kemal Sejfulla”, në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Çair me kërkesë të eko-aktivistëve dhe qytetarëve të kësaj zone, Komuna e Çairit në bashkëpunim me ekipin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet” – Shkup filloi procesin e rregullimit të një sheshi të ri të gjelbërt.

Kreu i Çairit z.Ganiu bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe gjelbërimet” – Shkup z. Ardijan Muça, zëvendës kryeministrin për çështje europiane z. Bujar Osmani, deputetin Ejup Alimi, këshilltarë nga Qyteti i Shkupit nga afër vëzhguam rrjedhën e punimeve duke koordinuar detajet e projektit.

Në hapësirë prej 3.865 m² do të realizohen aktivitete të rekonstruimit të hapësirës publike dhe rregullim hortikulturor të gjelbërimit, si dhe sistem të ri për ujitje.

Kjo është vetëm një segment nga shumë projektet e përbashkëta të planifikuara me NP “Parqet dhe gjelbërimet” për rregullimin e hapësirave të gjelbërta përgjatë gjithë territorit. Me kontribut të këtillë të përbashkët institucional Çairi do të jetë çdo ditë më i bukur dhe më i pastër.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë