Le ti bashkangjitemi këtij aksioni me dinjitet e vullnet të plotë duke blerë produktet e krijuara me shumë dashuri e përkushtim – fanellat me logon e lulediellit për tu bërë pjesë e misionit për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët e prekur nga kanceri po përballen. Mjetet finansiare të grumbulluara nga kjo fushatë bamirëse do të dërgohen në Repartin e onkohematologjisë në kuadër të Spitalit Shtetëror “Nëna Terezë” ku po kurohen fëmijët e prekur nga sëmundjet e ndryshme të gjakut / kancer / leukemi.
Bëhu edhe ti arsye e buzëqeshjes dhe shërimit!
Blej një fanellë me logon e lulediellit!