Ruajtja e trashëgimisë përmes mbishkrimeve historike

Paraqitja e projektit “Mbishkrimet e Maqedonisë së Veriut” e gjeti Shkupin duke i dhënë zë dhe kuptim një trashëgimie që flet prej shekujsh. Në këtë ngjarje kulturore dhe akademike, e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, u rikthye në vëmendje rëndësia e mbishkrimeve si dëshmi e historisë, identitetit dhe bashkëjetesës sonë kulturore.

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, ishte pjesë e këtij rrugëtimi simbolik që nisi në Xhaminë e Mustafë Pashës, me vendosjen e një mbishkrimi historik në katër gjuhë, dhe vijoi në Çifte Hamam, ku u hap ekspozita kushtuar objekteve dhe institucioneve të trashëgimisë kulturore. Projekti u plotësua me debat akademik dhe promovimin e librit “Mbishkrimet e Maqedonisë së Veriut”, duke dëshmuar se ruajtja e së kaluarës nuk është kthim pas, por investim për të ardhmen.

Në këtë frymë, kultura dhe memoria kolektive vazhdojnë të ndërtojnë ura mes brezave, duke e bërë historinë jo vetëm të dukshme, por edhe të kuptueshme për shoqërinë e sotme.