Sesioni i dytë në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të këshillave komunal”

71

Komuna e Çairit në bashkëpunim me UNDP në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të këshillave komunal”, donacion i Agjensionit Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), dje në ShF “Ismail Qemajli”, organizoi sesionin e dytë të programit “Forume në bashkësi”.

Qëllimi kryesor i programit është përkrahja e pjesëmarrjes së bashkësive në nivel lokal dhe përfshirja e tyre në vetëqeverisjen lokale.

Qytetarët në këtë program kanë të drejtë të organizohen në grupe ose koalicione të ndryshme dhe të propozojnë projekte të cilët pastaj do të financohen në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të këshillave komunal”.  Në sesionin e dytë u propozuan projekte nga qytetarët dhe OJQ-të për financim në kuadër të projektit. Gjithsejt 5 (pesë) sesione do të mbahen në Komunën e Çairit dhe në fund të sesionit të katërt do të zgjidhen së paku 1 (një) dhe jo më tepër se 3 (tre) projekte për financim nga komuna.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë