GRUAJA SHTYLLË E SHOQËRISË, ishte tema e ekspozitës që u hap sot në objektin e Komunës së Çairit dhe e përgatitur nga nxënës të moshave të ndryshme të shkollave fillore, sikurse edhe nga fëmijët e kopshteve komunale. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ekspozitën e përcolli bashkë me deputeten Merita Koxhaxhiku dhe drejtoreshat e institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Çairi, ndërsa me këtë rast theksoi se është shumë me rëndësi që shembulli se sa i fuqishëm është roli e gruas në shoqëri duhet të jepet që nga mosha më e vogël, gjegjësisht nga kopshtet dhe shkollat fillore.
Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.
Ju gjithashtu mund të shfletoni