“SPORT PO, DROGË JO” për ardhmëri të shëndoshë të rinisë sonë

118

Me ndeshjen e organizuar të futbollit mes të rinjve të Akademisë së K.F. Shkupi dhe K.F. Vëllazërimi nga Sllatina e Tetovës në palestrën sportive “Enver Idrizi” në Çair filloi realizimi i projektit edukativ “SPORT PO, DROGË JO”.

Me këtë Komuna e Çairit dhe Ministria për Punë të Brendshme hapën një kapitull të ri të bashkëpunimit ndërinstitucional për përforcimin e mekanizmave edukative në mbrojtje të personalitetit të të rinjve tanë nga fenomenet devijuese.

Me rastin e kësaj ngjarjeje, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu theksoi: “Bashkë me Zëvendës Ministrin për Punë të Brendshme Agim Nuhiu, shërbimet e Stacionit Policor të Bit Pazarit dhe Sektorit për Punët të Brendshme – Shkup dërgojmë porosi të qartë kundër fenomenit helmues të drogës përmes promovimit të sportit si vlerë unike e vitalitetit tonë shëndetësor. Bashkëpunimin tonë produktiv me Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta vazhdojmë përmes leksioneve teorike dhe praktike që të orientojmë hapërimin e të rinjve në binarët e duhura të ardhmërisë së shëndoshë.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë