Në Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, njëherit edhe nënkryetar i BNJVL-së, bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit dhe kryetare e BNJVL-së, Danella Arsovska dhe drejtoreshën e BNJVL-së Dushica Perishiq, u mirëpritën nga Ambasadori Dejvid Gir.
“Në këtë takim diskutuam shumë çështje që kanë të bëjnë me komunat dhe funksionomin aktual të tyre, krizën e krijuar energjetike, për nevojën e përshpejtimit e procedurave për decentrallizim të komunave, bashkëpunimin me pushtetin qendror, sikurse edhe me institucionet tjera që do të çonin drejt zhvillimit të komunave”, tha Ganiu.