Takimet mes udhëheqësve të njësive të pushtetit lokal padyshim se janë të një rëndësie të veçantë për të qenë në shërbim të qytetarëve. Ndërtimi i themeleve të një bashkëpunimi të qëndrueshëm është më se i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e efikasitetit menaxhues të komunave.

Me këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sëbashku me këshilltarin e Qytetit të Shkupit z. Besnik Ajeti mirëpriti sot Kryetarin e Komunës së Butelit z. Velimir Smilevski për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit për projektet e rradhës. Gjatë takimit Ganiu u shpreh: “Shpresojmë se ky bashkëpunim do të thyejë barrierën e kufinjve të vendosur administrativ mes komunave dhe të fillojmë të mendojmë sikur ata nuk ekzistojnë kur janë në pyetje nevojat e qytetarëve.”