Takimi i kryetarit Visar Ganiu dhe ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar znj. Rachel Galloway

33
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ekselencën e saj, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend znj. Rachel Galloway. Kreu i Çairit, Ganiu i prezantoi ambasadores projektet e realizuara deri më tani, fokusin strategjik të Komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e virusit Covid 19.
Ai, poashtu faleminderoi ambasadoren Galloway dhe Ambasadën Britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, në veçanti projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadorja Galloway faleminderoi kryetarin Ganiu për mikëpritjen dhe shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.
Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Galloway ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet i Komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata Center for Common Ground dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë