Thirrje për operatorët ekonomik / markete

Shkarko kërkesën

NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA SHTABI I KRIZËS SË KOMUNËS SË ÇAIRIT

Shtabi i krizës i Komunës së Çairit për parandalimin dhe ballafaqimin me Korona virusin Kovid 19, në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Verioriut për qarkullim të kufizuar, i miratoi këto përfundime:

Ju drejtohet njoftim të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonomik në territorin e Komunës së Çairit që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit të vazhduar (E Shtunë, E Diel dhe E Hënë – 18,19,20 Prill 2020), detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Krizës së  Komunës së Çairit në këtë adresë
elektronike info@cair.gov.mk ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Çairit,  më së voni deri të Enjten (16.04.2020) në ora
14:00 dhe duhet ti plotësojnë kriteriumet në
vijim:

– vërtetim për regjistrim të operatorit ekonomik në Regjistër Qendror;

– të kenë të lajmëruar minimum 2 persona të punësuar dhe për ta të dorëzojnë vërtetim M1/M2 nga të cilët njëri duhet të përcaktohet si dërgues.

Orari i punës për marketet në ditët e përcaktuara janë prej 08:00 deri në ora 20:00.

Orari i punës për operatorët tjerë ekonomik si restorane me online sistem për porosi është prej 08:00 deri në ora 23:00.

Kërkesën në formë elektronike do të mund ta shkarkoni në këtë LIDHËSE.

Me respekt,