Mandati i Izet Mexhitit është zyrtarizuar, duke shënuar fillimin e një periudhe të re qeverisëse për Komunën e Çairit. Me këtë rast, Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, të cilët edhe kësaj radhe e konfirmuan besimin e tyre me një votë të fuqishme dhe të qartë.
Në fjalën e tij, ai theksoi se Çairi ka qenë gjithmonë pjesë e identitetit dhe rrugëtimit të tij publik, duke kujtuar se ky komunitet ka qenë mbështetja e tij më e madhe në çdo etapë të karrierës. Formalizimi i mandatit, sipas tij, përfaqëson jo vetëm një detyrë të re, por një përgjegjësi të lartë për të vazhduar punën me përkushtim, integritet dhe transparencë.
Kryetari Mexhiti vuri në dukje se pritshmëritë e qytetarëve janë të qarta: zhvillim i qëndrueshëm, projekte konkrete dhe qeverisje efikase që reflekton interesin publik në çdo vendim. Ai nënvizoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë në rrugën e transformimit, me plane të strukturuara dhe fokus në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës dhe jetës së përditshme të komunitetit.
Po ashtu, ai shprehu besim se energjia, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve do të jenë forca kryesore për të arritur synimet e përbashkëta. Çdo arritje e ardhshme, u shpreh Kryetari Mexhiti, do të mbajë vulën e punës së përbashkët mes institucioneve dhe komunitetit që e do dhe e ngrit Çairin.
Me zyrtarizimin e mandatit, fillon një faqe e re për Çairin — një periudhë ku vizioni, puna dhe përgjegjësia do të jenë udhërrëfyesit kryesorë drejt një zhvillimi modern dhe gjithëpërfshirës.
Fillon puna për Çairin që duam.



