Sot, në Komunën e Çairit, u mbajt takimi konsultativ për hartimin e Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal, një nga proceset më të rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të komunës. Në këtë takim mori pjesë Kryetari i Këshillit Komunal, z. Muhamet Murtezi, si përfaqësues institucional i Komunës së Çairit. Me mbështetjen profesionale të ekipit të UNDP-së, u prezantuan drejtimet strategjike që do të udhëheqin zhvillimin e Çairit për periudhën 2025–2029.
Z. Murtezi vlerësoi se ky proces shkon përtej një dokumenti teknik, pasi përfaqëson vullnetin e përbashkët për planifikim të përgjegjshëm, adresim të sfidave konkrete dhe ndërtim politikash që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Kontributet e aktorëve lokalë – siç theksoi ai – e bëjnë planin më të qëndrueshëm, më gjithëpërfshirës dhe më të lidhur me realitetin e komunës.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke theksuar se bashkëpunimi i tillë i jep Çairit vizion të qartë, drejtim të sigurt dhe një bazë të fortë për zhvillimin e viteve në vijim.




