Vendoset kontejner për mbledhjen e mbeturinave elektronike para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit

421

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me OJQ-në “Zero Mbeturina” vazhdojnë me realizimin e aksionit të madh për mbledhjen e mbeturinave dhe pajisjeve elektronike nga amvisëritë dhe kompanitë në teritorin e Komunës.

Për këtë qëllim sot para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit është vendosur kontejner për mbledhjen e mbeturinave elektronike.

Poashtu ju informojmë se në suaza të OJQ-së “Zero Mbeturina” funksionon edhe EKO LINJA e veçantë 070-236-000 për mbledhjen e mbeturinave elektronike. Mbeturinat pastaj në mënyrë të sigurt përcillen deri tek kompania për reciklim, në procedurë të mëtutjeshme.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë