Seancat e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian janë dëshmi e orientimit strategjik properëndimor të komunave të vendit.

Nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Visar Ganiu në seancën e 17-të të këtij trupi organizativ, elaboroi ecurinë e procesit të reformave në pushtetin lokal vendor dhe iniciativat e ndërmarra në këtë drejtim, të cilat janë në përputhje të plotë me standardet evropiane të funksionimit të njësive për vetëqeverisje lokale.

Impresionet e këtij angazhimi dhe inkurajimin për të vazhduar më tej i shprehën edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend z. Samuel Zhbogar, raportuesi i Komitetit të rajoneve për Paketën e zgjerimit të BE-së z. Jaroslav Halinka dhe ministri për pushtet lokal z. Goran Milevski.