Vullnetarët e Sh.Z. “Bajram Miftari” mirëpriten nga kryetari Ganiu

64
Visar Ganiu: Respekt pa fund për heronjtë tanë nga Çairi, vullnetarët e SHZ “Bajram Miftari” u kthyen nga rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me respektin më të madh ka mirëpritur sot ekipin e shpëtimtarëve të Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit, të cilët u kthyen nga aksioni i shpëtimit që realizuan në rajonet turke të goditura nga tërmeti katastrofik më 6 shkurt.
“Me këtë rast heronjtë tanë Artan Demiri, Hetem Arsllani, Sefer Demiri e Isuf Jakupi më informuan lidhur me aksionin për shpëtimin e jetëve të njeriut. Mes emocioneve ata rrëfyen momente shumë të trishta të gjendjes që kanë hasur në qytetet turke pas tërmetit, por edhe çastet e gëzimit që ndjenë në momentet e shpëtimit të jetëve pas plot 118 orëve nën rrënojat e ndërtesave”, është shprehur Ganiu.
Ai ka shtuar më tej se s’ka fjalë me të cilat mund të përshkruhet heroizmi, humanizmi, guximi i tyre, sikurse edhe i të gjithë pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit që po marrin pjesë në këtë aksion humanitar në Turqi.
Ndryshe, Komuna e Çairit dje ndau 600.000 denarë ndihmë financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë