Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Jetmir Asani mori pjesë në Punëtorinë Inauguruese të Habit Rajonal të Rrjetit të qyteteve të forta në Ballkanin Perëndimor, që u mbajt më 8 dhe 9 shkurt në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Midis diskutimeve të frytshme u shkëmbyen edhe eksperienca dhe u bisedua se si mund të luftojmë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kryesuesi i Këshillit komunal ka folur edhe për iniciativat që Çairi ka ndërmarrë për të parandaluar këtë fenomen negativ shoqëror.
Ndërsa u bisedua edhe për strategjitë e reja në dtejtim të asaj se si të rinjtë ti ruajmë nga fenomenet e tilla negative. Pjesëmarrës në këtë event kishte nga Maqedonia e Veriu, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.