Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e aktiviteteve sportive, pas fitnes zonës në lagjen e Fushë Tophanes, sot Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu bashkë me z. Darko Kaevski – Drejtori i Agjencionit për rini dhe sport, promovuan një zonë të re për sport dhe rekreim në Parkun e Çairit, zonë kjo e cila është e pajisur me 9 rekuizite për fitnes nga të cilat një rekuizit u dedikohet personave me aftësi të kufizuara. Ky kënd rekreativo-sportiv është lehtë i përshtatur për të gjithë qytetarët dhe e njëjta mund të përdoret nga qytetarët e moshave të ndryshme.
Përskaj zonës rekreativo-sportive Komuna e Çairit do t’i rregullon edhe hapësirat e gjelbërta dhe do të vendos ndriçim të ri me qëllim krijimin e një hapësirë të bukur për sport dhe rekreacion.
Nga këto kënde sportive, do të përfitojnë në veçanti të rinjtë, por edhe qytetarët e tjerë që janë të interesuar për aktivitete të këtilla me qëllim krijimin e prirjeve të shëndetshme të jetesës.