13 vendime pune për mësimdhënës në shkollat fillore të Komunës së Çairit

29
Vendime pune për 13 mësimdhënës në shkollat e Komunë së Çairit
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ua ndau vendimet e punës 13 mësimdhënësve nga shkollat komunale të Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Vasill Gllavinov”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemali”, “Kongresi i Manastirit”, “7 Marsi” dhe “Makarenko”.
Komuna e Çairit edhe sot dëshmon se ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë krah nevojave të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Visar Ganiu tha se forcimi i kapaciteteve kadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor.
“Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi vizioni ynë për të nesërmen është i qartë”, tha Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë