Rikonstruimi po zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Ndërsa mbi 1 milionë euro është shuma e përgjithshme që do të investohet në Lagjen Seravë për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore dhe që Komuna e Çairit i ka siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV.
Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit.