6 Karroca donacion për persona me nevoja të veçanta në Komunën e Çairit

286

Komuna e Çairit, vazhdon të realizojë aktivitetet e parapara për një jetë më të mirë dhe më të denjë për banorët e saj. Kësaj radhe mikpritëm ndihmën e Zimri Arifi, bashkëkombasi ynë i cili punon dhe vepron në Zvicër. Ai sot donoi 6 karroca për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm.

Përndryshe, Komuna e Çairit ka përpiluar Plan aksional për personat me nevoja të veçanta, i cili është në realizim e sipër dhe i cili përmban të gjitha elementet dhe standardet që si Komunë ndjejmë për obligim ti realizojmë me të vetmin qëllim që edhe kjo kategori e qytetarëve të ndjejë lirinë dhe qasjen e barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Komunës së Çairit.

Donacioni në fjalë u realizua në bashkëpunim me Shoqatën “Shpresa” e cila zgjodhi personat që më së shumti kanë nevojë për këto karroca.

Shefja e Kabinetit znj. Fisnike Osman falenderoi donatorin dhe Shoqatën “Shpresa” për bashkëpunimin e sinqertë me Komunën e Çairit, duke shpresuar se ky donacion do të inicojë edhe bamirës të tjerë për të ndihmuar kategoritë e ndryshme sociale që kanë nevojë dhe ndihmë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë