62
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti në takim drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Morina Kambo për të realizuar bashkëpunimin e rradhës, kësaj rradhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të Shkupit nëpërmjet artizanatit përmes një videoinçizimi që do të transmetohet në TV Klan.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të UBSHR-së “Mike e zonjave krijuese dhe guximtare” dhe ka startuar me realizimin e spoteve promovuese në komunat anëtare me zonjat që kanë ngritur bizneset e tyre dhe tashmë shërbejnë si modele të mira frymëzimi për femrën shqiptare në rajon. Realizohet në bashkëpunim edhe me #readproject #culturaldiversity.
Kënaqësi që si komunë e Çairit jemi pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare të rajonit dhe projekteve të ndërmarra nga ana e saj, të cilat synojnë përforcimin e lidhjes sonë kombëtare në rrugën e zhvillimit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë