Realizohet procesi i vaksinimit të mësimdhënësve dhe edukatoreve të Komunës së Çairit

201
Është momenti i vaksinimit dhe mbrojtjes shëndetësore të atyre që edhe gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme nuk u ndalën me përkushtimin për të edukuar dhe mësuar fëmijët tanë. Në pikën e vaksinimit në Qendrën Sportive “A1 Arena” tashmë tre ditë me rradhë po zhvillohet vaksinimi i mësimdhënësve të shkollave fillore, edukatoreve dhe përkëdhelëseve të kopshteve për fëmijë të Çairit.
Deri më tani janë vaksinuar:
➡️ 91 mësimdhënës/e dhe
➡️58 edukatore dhe përkëdhelëse.
Qasja masive drejt vaksinimit dëshmon përgjegjësi të lartë shoqërore nga ana e veprimtarëve të arsimit. Ky proces i imunizimit do të vazhdojë edhe më tej duke garantuar mbarëvajtjen më të sigurtë dhe normale të procesit edukativo-arsimor.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë