Këto ditë Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu në cilësi të Nënkryetarit të BNJVL-së qëndroj në Bërdo të Sllovenisë ku në mesin e 150 përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe asociacioneve të vetëqeverisjes lokale nga gjithë Evropa Juglindore morri pjesë në kuvendin e 13-të të Rrjetit të Asociacioneve të Vetëqeverisjes Lokale nga Evropa Juglindore (NALAS), ku mes tjerash u shqyrtuan edhe temat aktuale politike për rolin dhe ndërmjetësimin e NALAS në kontest të strategjisë për zgjerim të BE-së.

Gjithashtu, në kuadër të kuvendit të përgjithshëm të NALAS u diskutua edhe për rolin e pushtetit lokal në menaxhimin me krizën e refugjatëve dhe me refugjatët e rajonit dhe qëllimet e vendosura për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për inkluzivitetin social në prizmin e Agjendës 2030, që është miratuar më 25 shtator të vitit 2015 në samitin special të KB-së.

NALAS përbëhet nga 14 asociacione që përfaqësojnë rreth 9.000 vetëqeverisje lokale, të zgjedhura drejtpërdrejtë nga 80 milionë qytetarë të Evropës Juglindore. NALAS promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin për pajtim dhe stabilizim në rajon dhe në këtë kontest kontribuon procesin e integrimit evropian të tërë rajonit.