Në kuadër të projektit “Vazhdo tutje” nga Organizata Inner Wheel Club Europea, sonte në Hotelin Holiday Inn, në Manifestimin solemn, Komuna e Çairit bashkë me disa Institucione dhe Ndërmarrje tjera u shpall Ambasadore e Mirësisë.

Në emër të Kryetarit të Komunës, Mirënjohjen e pranoi shefja e Kabinetit znj. Fisnike Osman, e cila premtoi se Komuna e Çairit gjithmonë do të përkrah iniciativat bamirëse. Ky projekt, pritet të realizohet edhe vitin e ardhshëm, ku Komuna e Çairit shpreh interesim për të vazhduar me vepra të mira dhe humane.