Në bazë të programit për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportiverekreative në Komunën e Çairit 2018 (Fleta zyrtare nr. 4/2018), Komuna e Çairit shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Buxhetit të Komunës së Çairit për vitin 2018 të dedikuara për për përkrahje të klubeve sportive në Komunën e Çairit. Shpërndarja e mjeteve nga Buxhetit i Komunës së Çairit për vitin 2018, në pajtim me Programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna të kësaj thirrje.

1. Llojet dhe projektet të cilat do të mbështeten, si dhe mjetet e parapara financiare

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Çairit do të shfrytëzohen për financimin e projekteve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e sportit dhe aktiviteteve sportiverekreative për kategoritë në vijim:

I. Për mbështetje të kategorisë sport – futboll parashihen mjete financiare në shumë prej 1.700.000,00 denarë;

II. Për mbështetje të kategorisë sport – basketbolli, parashihen mjete financiare në shumë prej 600.000,00 denarë.

III. Për mbështetje të kategorisë sport – sporte të mundjes parashihen mjete financiare në shumë prej 800.000,00 denarë.

IV. Për mbështetje të kategorisë sport – hendboll parashihen mjete financiare në shumë prej 200.000,00 denarë.

2. Dorëzimi i raportit

Shoqatat dhe klubet sportive të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me programin për zhvillim dhe përparim të sportit dhe aktiviteteve sportive-rekreative, pas mbarimit të projekteve dhe aktiviteteve të tyre, do të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ për shfrytëzimin e mjeteve deri te Komuna e Çairit.

3. Kriteret bazë të organizimit

Kriteret bazë të organizimit që duhet t’i plotësojnë shoqatat dhe ekipet sportive të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

– Të jenë të regjistruar sipas Ligjit – Të merren me aktivitete të fushës së sportit.

4. Dokumentacioni i duhur që shoqata/klubi sportiv duhet ta bashkëngjisë në Fletëparaqitjen për mbështetje financiare

 Fletëparaqitje për përkrahje financiare  Vendim për regjistrim të shoqatës ose klubit sportiv  Varësisht nga statutit i aplikuesit, të dorëzohet edhe Vendim për ushtrim të veprimtarisë sport, të lëshuar nga Agjensioni për të rinj dhe sport të RM-së  Vërtetim për xhiro-llogari aktive

5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Të dhënat e nevojshme si dhe propozim programet dhe projektet, me konstruksion financiar, duhet të dorëzohen në fletëparaqitje të veçantë, e cila mund të merret në Arkivin e Komunës së Çairit ose në faqen zyrtare të Komunës së Çairit www.cair.gov.mk. Thirrja publike do të zgjat 10 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik. Fletëparaqitjet duhet të dorëzohen deri te Komuna e Çairit, përmes postës në adresën: H.T. Karposh nr. 5, 1000 Shkup, ose në arkivin e Komunës së Çairit më së voni deri në orën 15, në ditën e fundit të përfundimit të Thirrjes publike, me shënim Thirrje publike për përkrahje financiare të klubeve sportive në Komunën e Çairit.

Shkarko Formularin