Akademitë përkujtimore janë vendtakimi mes së tashmes dhe së kaluarës, një moment kulminant për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë kombëtar me plot sakrifica e me jetë të tëra të përkushtuara për të ruajtur vlerat kombëtare të identitetit.

Prandaj sot kujtuam të gjithë bashkë, atdhetarin dhe veprimtarin e shquar Imer Imeri nënshkruesin e dy dokumenteve me peshë të madhe historike në vitin 2001, deklaratës së Prizrenit për veprim të përbashkët kombëtar dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Qoftë i paharruar kontributi kombëtar i Imer Imerit!